sh-bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos në Portugali, Pedro Mendes, ka diskutuar mundësinë që sulmuesi i Al-Nassr të bashkohet me Lionel Messin në Inter Miami.
Duke folur për BoyleSports, Mendes tha: “Nëse Cristiano Ronaldo do t’i bashkohej Inter Miamit do të ishte mahnitëse për tifozët dhe e pabesueshme për futbollin në Amerikë. Do të thoshte se dy lojtarët më të mirë në historinë dhe të ardhmen e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të përfundonin karrierën e tyre së bashku, gjë që do të ishte një ëndërr e realizuar”.
Messi dhe Ronaldo kanë qenë dy lojtarët më të mirë dhe më të suksesshëm në shekullin e 21-të, nëse jo në historinë e sportit.
Së bashku, dyshja kanë fituar 13 Topa të Artë, nëntë Liga të Kampionëve dhe gjithsej 76 tituj.
Ata gjithashtu kanë shënuar gjithsej 1 mijë e 732 gola gjatë karrierës së tyre deri më tani, duke përjashtuar miqësoret, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.