×
  • Sport
  • Sport

    “Mendimet janë me ty vëlla dhe Georgina, më vjen shumë keq” – Rashford ngushëllon Ronaldon për vdekjen e djalit

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 22:24

    Marcus Rashford ka drejtuar ngushëllimet për Cristiano Ronaldon dhe familjen e tij pasi djali i vogël i yllit të Manchester United vdiq, përcjell Reporteri.net. 

    Ronaldo njoftoi vdekjen e trishtuar të djalit të tij të hënën në mbrëmje në një deklaratë të lëshuar në emër të tij dhe partneres afatgjatë Georgina Rodriguez. Djali i vogël ishte një nga binjakët që do të ndante me Rodriguez, fëmijët e tyre të dytë dhe të tretë së bashku.

    Por fatkeqësisht djali ka ndërruar jetë menjëherë pas lindjes së tij, duke lënë zemrën të thyer Ronaldon dhe familjen e tij. Ronaldo bëri homazhe për mjekët dhe infermierët që punuan për të shpëtuar djalin e tij teksa zbuloi ‘dhimbjen’ e tij nga humbja.

    “Me pikëllimin më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejnë çdo prindër. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. “Thuhet në deklaratën e Ronaldos.

    “Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen. Jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë .”

    Shoku i skuadrës Rashford drejtoi ngushëllimet për Ronaldon dhe familjen e tij, duke i ofruar mbështetjen e tij.

    Sulmuesi tha në Twitter : “Mendimet janë me ty vëlla dhe Georgina. Më vjen shumë keq.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!