Meritan Shabani ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Readingut në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për Carabao Cup
Mesfushori me origjinë shqiptare verën që shkoi nënshkroi me Wolves, ku u transferua nga Bayern Munich, shkruan Reporteri.net
Por, 20 vjeçari ka qenë i pafat pasi ka pësuar një lëndim të rëndë që do ta mbajë atë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
“It’s a tough injury, but he’s a young boy and a strong boy and will come through and come back stronger.”@Nuno confirms that Meritan Shabani suffered an ACL injury on Wednesday night.
— Wolves (@Wolves) September 27, 2019
Shabani ka lënduar ligamentet dhe me gjasë ai do të jetë jashtë fushave për më shumë se 6 muaj.
“Shabani fatkeqësisht pati një dëmtim të rëndë në gju, kështu që ai do të jetë jashtë për një kohë të gjatë,” ka thënë trajneri i Wolvesit, Nuno.
“Është lëndim në ligamente. Është një dëmtim i fortë, por ai është një djalë i ri dhe një djalë i fortë dhe do të kthehet më i fortë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.