×
  • Sport
  • Sport

    Merr fund ëndrra e Realit për Neymar, Messi telefonon brazilianin – zbulohen fjalët

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 13:14

    Edhe Lionel Messi i është bashkuar ‘dramës’ Neymar JR.


    Neymar po e kërkon me ngulm largimin nga Paris Saint Germain, me destinacionin e preferuar, Barcelonën.

    Lojtari brazilian ka mbajtur qendrën e vëmendjes gjatë verës, me emrin e tij që lidhej me një rikthim në ‘Camp Nou’, që duket se do të finalizohet në orët në vazhdim, por java e fundit inkuadroi në ‘lojë’ edhe skuadrën e Real Madrid.

    Duket se me të kuptuar se Real është një nga kandidatët potencial për brazilianin, në skenë është shfaqur Lionel Messi.

    Raportimet e fundit thonë se Messi ka telefonuar Neymar, për t’i thënë që të harrojë skuadrën e Real Madrid dhe t’i bashkohet Barcelonës.

    Raportet Messi – Neymar janë të shkëlqyera, edhe pse braziliani largohej drejt PSG për t’iu shmangur hijes së argjentinasit.

    Sot, drejtuesit e Barcelonës janë nisur drejt Parisit, ku do të takohen me Leonardo, për të finalizuar marrëveshjen për Neymar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!