×
  • Sport
  • Sport

    Merret vendimi, Juve-Atalanta luhet me tifozë në stadium

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 18:59

    Tifozët janë rrugës për t’u rikthyer në stadiume edhe në Itali. Finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit, e planifikuar për t’u zhvilluar më 19 maj në “Mapei”, në Reggio Emilia, do të jetë e hapur për publikun.


    Satadiumi do të mbushet deri në 20% të kapacitetit të saj.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar nënsekretari i Shëndetësisë, Andrea Costa.

    “CTS aktualisht po studion protokollin për të lejuar spektatorët ndjekjen e ndeshjes në mënyrë të sigurt, në përputhje të plotë me protokollin anti-Covid”, deklaroi ai.

    Ky vendim vjen disa javë pas miratimit nga autoritetet i pranisë së tifozëve në tribunat e stadiumit “Olimpico” për Euro 2020, kusht që UEFA e konsideroi thelbësor për konfirmimin e Romës si qytet pritës.

    Ajo finale do të jetë shumë e rëndësishme për Juventusin e Cristiano Ronaldon, që të mos e mbyllin një sezon zhgënjyes pa trofe, pasi në Serie A tashmë janë përshëndetur, me Interin që hap pas hapi po i afrohet titullit pas 11 vjetësh në Itali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!