×
  • Sport
  • Sport

    Merret vendimi, rikthehen tifozët në futbollin italian

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 19:14

    Edhe pse shifrat e fundit të coronavirusit nuk janë shumë premtuese, duke pësuar rritje, autoritetet italiane kanë marrë vendimin e rikthimit të tifozëve në stadiume.


    Rajoni i parë që do ta marrë një hap të tillë është Emilia Romagna, një nga më të goditura nga Covid-19 deri tani.

    Deri në 1 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në ndeshjet hapëse të këtij sezoni në Serie A, Parma- Napoli në “Tardini” dhe Sassuolo-Cagliari në “Mapei”.

    Ndërkohë, edhe rajonet e tjera italiane pritet të ndjekin shembullin e Emilia Romagna-s

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!