×
  • Sport
  • Sport

    Mertens fotografon gruan: Do të më mungosh ti dhe gjoksi yt

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 13:27

    Futbollisti Dries Mertens bëri një post të pacipë në lidhje me gruan e tij, Kat Kerkhofs, në Instagram të premten mbrëmje, pasi ai u tall me dy gjokset e saj.


    Kerkhofs, faqja e së cilës është shumë e ndjekur në Instagram, u martua me Mertensin në vitin 2015, ndërsa çifti së fundmi festuan së bashku katër vjetorin e tyre.

    Megjithatë, pavarësisht kësaj, nuk duket sikur Mertens do të kalojë kohë me të në të ardhmen e afërt, pasi ai bëri një post në historinë e tij të Instagramit duke përmendur se si do të humbasë atë.

    Dhe në të njëjtën kohë, sulmuesi i Napolit gjithashtu bëri shaka me gjokset e bashkëshortes, duke u shprehur se ai gjithashtu do t’i humbasë “edhe këto dyja”, pra gjokset e saj.

    “Do të më mungojë kjo dhe këto të dyja gjithashtu”, ka shkruar Mertens në InstaStory.

    Me këtë ai ka rritur edhe më shumë dyshimet se është afër transferit në Kinë, ashtu siç ishte përfolur prej muajsh.

    Kjo nuk do të habisë ata që kanë dëgjuar për marrëdhënien e Mertens dhe Kerkhofs, pasi në një artikull të publikuar nga The Sun në vitin 2017, dyshja u përfolën për mënyrën se si kryejnë marrëdhënie seksuale në tualetet e trenave.

    Duket sikur këta dy jetojnë mjaft stilin e jetës aventureske.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!