Shkëlzen Gashi sot i ka kushtuar një vizitë speciale njërit prej mesfushorëve më të mirë në botë, anëtarit të Barcelonës, Ivan Rakitic.
Ish-anëtari i Kombëtares së Shqipërisë ka vizituar kroatin në dhomat e hotelit në Barcelonë, vizitë kjo e cila ka gëzuar tej mase yllin katalanas, shkruan Reporteri.net
Gashi i ka dhuruar një fanellë të Shqipërisë atij, ndërsa ka marr në kthim një fanellë të Barcelonës nga ylli kroat.
Rakitic ka postuar dy fotografi me Gashin dhe ka lënë një shkrim që lë të kuptohet se dyshja kanë raporte fantastike.
“Mysafir i veçantë. Vëllau i madh @s_gashi”, ka shkruar Rakitic në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
View this post on Instagram
Special guest.? Grande bro @s_gashi ??
A post shared by Ivan Rakitic (@ivanrakitic) on
Në anën tjetër Gashi ka shkruar poashtu në instagram.
“Falemnderit shumë vëlla @ivanrakitic! Të dëshiroj më të mirat për nesër dhe për Ligën e Kampionëve!”
Kujtojmë që Gashi është pa skuadër për momentin./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.