Gjatë kohës së tij në Chelsea, Claude Makelele, ishte përballur me Ronaldindon e Barcelonës.
Ronaldinho ishte paralajmëruar se do të bëhej për spital. Këtë gjë, ish-futbollisti i Real Madridit, Claude Makelele e kishte bërë me qëllim për ta frikësuar brazilianin, transmeton Express. Sa ishte lojtar i Chelseat, francezi ishte përballur me Ronaldinhon që ishte në kulmin e karrierës së vet.
Ai e ka kujtuar se kishte bërë gjithçka për ta mposhtur brazilianin si në aspektin, ashtu edhe në atë mendor.
Makelele e ka dhënë një intervistë për William Gallas, në emisionin “Transversales” në RMC Sport. Në këtë intervistë, francezi e kujtoi karrierën e tij si futbollist profesionist.
“Në një pikë të ndeshjes, unë shkova te Ronaldinho dhe i thashë: “Të bie më mirë të tregohesh i sjellshëm me mua sa i përket driblimeve tua sepse nëse do të bësh ndonjë trik të llojit të PlayStation… Do të të bëj për spital”, u shpreh Makelele.
“A e dini çfarë bëri ai? Më kërkoi falje”.
Gjatë karrierës 17-vjeçare të Ronaldinhos, shumë nga mbrojtësit më të mirë të botës ishin bërë viktima të këtyre driblimeve, për shkak të teknikës së jashtëzakonshme të brazilianit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.