×
  • Sport
  • Sport

    Mesazhi i Griezmann pas transferimit tek Barcelona

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 23:13

    Griezmann ka premtuar se do të japë maksimumin me fanellën e Barcelonës.


    Tashmë është gjithçka e kryer. Barcelona ka paguar klauzolën prej 120 milionëve eurove dhe ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit francez, Antoine Griezmann.

    Për dikë treni vjen vetëm njëherë në jetë, por Griezmann thotë se gjithmonë e ka ditur se ndodh e kundërta, i cili e refuzoi zyrtarisht Barcelonën në verën e vitit 2018.

    Derisa Atletico Madrid po ankohet se Barça duhet të paguajë 200 milionë euro, e jo 120, për shkak se kanë arritur marrëveshje me lojtarin kur klauzola ka qenë 200 milionë – Griezmann është i lumtur që ‘treni ka ardhur’ sërish për të.

    “Babai më ka mësuar si fëmijë se treni nuk kalon vetëm njëherë. Tani është koha për t’u përballë me sfidën e re. Më në fund, po na takojnë rrugët. Do t’i mbroj ngjyrat e Barçës me gjithë përkushtimin dhe vendosmërinë time. Është koha jonë, kjo është rruga jonë”, ishin fjalët e Griezmann në një video të publikuar në faqen e Barcelonës.

    28-vjeçari u largua nga Atletico Madridi pas 5 sezoneve ku bëri 257 paraqitje dhe shënoi 133 gola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!