×
  • Sport
  • Sport

    Mesfushori i Arsenalit bëhet futbollisti më i ri në histori që debuton në Premierligë

    Reporteri
    18 Shtator 2022 | 16:25

    Ethan Nwaneri është bërë futbollisti më i ri që luan në një ndeshje të Premierligës.

    Talenti i ri u përfshi sot te skuadra e Arsenalit, në ndeshjen ndaj Brentfordit në kuadër të javës së tetë, pasi Martin Odeegard mungoi shkaku i lëndimit, shkruan Gazeta Express.

    “Topçinjtë” e fituan këtë ndeshje me rezultatin 0:3, teksa Mikel Arteta i dha mundësinë edhe Nwanerit që të regjistroj paraqitjen e parë.

    Kështu, mesfushori anglez u bë futbollisti më i ri në moshë që debuton në elitën e futbollit anglez.
    Ai bëri debutimin e tij në ekipin e parë për Arsenalin në moshën 15 vjeç e 181 ditë.

    Ethan Nwaneri hyri në ndeshje në minutat shtesë, si zëvendësues i Fabio Vieiras.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!