×
  • Sport
  • Sport

    Mesfushori i West Hamit u lëndua keq në fytyrë, kërkon të bëjë ndërhyrje kirurgjike

    Reporteri
    20 Tetor 2021 | 18:19

    Ndeshje e fortë këtë fundjavë u zhvillua ndërmjet Evertoni dhe West Hamit në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë.

    Skuadra e West Hamit e fitoi takimin ndaj Evertonit me rezultatin minimal në 0:1, shkruan Reporteri.net

    Por, ajo se çfarë ndodhi gjatë ndeshjes nuk i la shije të mirë skuadrës së West Hamit pas mesfushori i tyre, Tamos Soucek do të ketë nevojë për kirurgji plastike pas goditjes së tmerrshme që e pësoi në fytyrë.

    Tomas u lënduan nga sulmuesi i Evertonit, Toffees Saalomon Rondon gjatë një dueli.

    Reprezentuesi i Republikës Çeke mbeti me plagë të mëdha pranë syrit dhe hundës pas incidentit gjë që do ta detyroi atë të kryej operacion plastik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!