Mesfushori Pajtim Kasami mund të bëhet së shpejti bashkëlojtar me Vedat Muriqin.
Për Kasamin interesim po shpreh gjiganti turk i futbollit, Fenerbahçe, raportoi të mërkurën sajti “fanatik.com.tr”.
Kasami 27-vjeçar aktualisht është lojtar i Sionit në Superligën e Zvicrës, ndërsa me këtë skuadër ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, raporton “Koha Ditore”.
Ai gjatë karrierës ka luajtur për skuadra si Bellinzona, Palermo, Fulham, Luzern, Olympiacos dhe Nottingham Forest.
Te Sioni është prej vitit 2017. Si i ri Kasami është zhvilluar edhe te Liverpooli e Lazio.
Kasami ka kohë që nuk ftohet nga Zvicra dhe për këtë është i interesuar të luajë në ndonjë skuadër të njohur, që të kthehet në përfaqësuese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.