×
  • Sport
  • Sport

    Mësohen çiftet e para në 1/8 e finales në Kupën e Botës, ky është orari i ndeshjeve

    Reporteri
    29 Nëntor 2022 | 22:32

    Këtë të martë u zhvilluan dy ndeshjet e xhiros së tretë dhe të fundit në Grupet A dhe B në Kupën e Botës “Katar 2022”.

    Holanda fitoi 2:0 kundër Katarit për të kaluar tutje si lidere e Grupit A.

    Nga ky grup në 1/8 e finales kalimin e siguroi edhe Senegali, që mposhti Ekuadorin 1:2.

    Nga Grupi B, Anglia mposhti lehtësisht 3:0 Uellsin, teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan 0:1 kundër Iranit.

    Kësisoj, anglezët kalojnë tutje nga pozita e parë, ndërsa amerikanët nga pozita e dytë.

    Pas kompletimit të këtyre grupeve, tashmë dihen edhe çiftet e para për fazën e 1/8 së finales.

    Anglia do të përballet me Senegalin, më 4 dhjetor (ora 20:00) , kurse Holanda me Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 3 dhjetor (ora 16:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!