×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet arsyeja se pse Rusia u pezullua nga të gjitha garat sportive

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 12:14

    Agjencia Botërore Anti-Doping ka marr vendim që Rusia të pezullohet për 4 vite nga çdo aktivitet sportiv.


    Flamuri i Rusisë dhe himni kombëtar nuk do t’i lejohet në ngjarje të mëdha si, Lojërat Olimpike verore në Tokio 2020 dhe në Kupën e Botës në futboll 2022, shkruan Reporteri.net.

    Ky vendimi nga Agjencia Botërore Anti-Doping erdhi, pasi konkludoi se Moska kishte manipuluar me të dhëna laboratorike duke sjellë prova të rreme dhe duke fshirë testet pozitive të dopingut që ndihmonin sportistët e tyre në garat e mëdha botërore.

    Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që federata ruse ka probleme të tilla me dopingun, pasi në vitin 2015, ata ishin regjistruar në listë e zezë të anti-dobingut, i cili aplikohej tek atletët e tyre.


    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!