×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet fati i Donis Avdijajt, shkon atje ku nuk pritej

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 16:19

    Talenti dhe aftësia e madhe e Donis Avdijajt zhvlerësohen menjëherë falë sjelljeve jo të mira që ky sulmues posedon.


    Pothuajse në të gjitha klubet ku ka qenë, Avdijaj nuk është larguar pse nuk i është besuar, por për shkak të mënyrave të sjelljes.

    22-vjeçari aktualisht ka mbetur pa skuadër, por kërkesat ndaj tij janë të mëdha pavarësisht ndodhive të tij, shkruan lajmi.net.

    Mediat austriake shkruajnë se ylli i Kosovës është shumë pranë rikthimit te Sturm Graz, aty ku kaloi si i huazuar sezonin 2015/2016 si një 19-vjeçar, duke realizuar 13 gola në 11 paraqitje.

    Por historia e tij me ekipin austriak është me të vërtetë skandaloze.

    Avdijaj jep një intervistë për “Sport Buzzer”, atje ku tregonte sesi e larguan nga Sturmi asokohe për një video në “Youtube” teksa pyetej se çfarë do të bënte me 15 milionë euro:

    “Do ndërtoja një pishinë të madhe dhe do të hidhesha në të. Do të blija shumë kuaj dhe nëse dal nga pishina ime e parave, do të shkoja larg”, do të shprehej ai me humor.

    Mirëpo, atë që do të haste më pas, nuk ishte situata që Donisi kishte parashikuar.

    “Nuk mund ta besoja, nëse e dija sesi do të shkonte, nuk do e kisha thënë kurrë. Realiteti ishin ato reagimet në rrjetet sociale.Është një farë dënimi kur lexoni një artikull për veten dhe atje sheh 1000 njerëz që të quajnë m**”, zbulonte Avdijaj për “Sportbuzzer”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!