×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet orari i ndeshjeve të Ballkanit në Conference League

    Reporteri
    02 Shtator 2023 | 13:02

    Ballkani të premten ka mësuar kundërshtarët e fazës së grupeve të Confernce League.

    Kampioni i Kosovës është pjesë e Grupit C, së bashku me Dinamo Zagrebin, Victoria Plzen dhe Astanan.

    UEFA tashmë ka bërë të ditur edhe datat e ndeshjeve të Ballkanit në Conference League.

    Skuadra suharekase ndeshjen e parë do të luaj në Çeki, kundër skuadrës së Plzenit me 21 shtator.

    Ndeshjen e parë si vendas, Ballkani do ta luaj me 5 tetor kundër Dinamo Zagrebit.

    Më pastaj kampioni i Kosovës luan dy ndeshje rresht me Astanën, e para zhvillohet më 26 tetor në Kosovë, ndërsa e dyta në Kazakistan me 9 nëntor.

    Me 30 nëntor Ballkani luan në shtëpi ndaj Plzen, kurse e mbyll fazën e grupeve si mysafire e Dinamo Zagrebit më 14 dhjetor.

    Kujtojmë që skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka siguruar për herë të dytë radhazi kualifikimin në grupet e Confernece League.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!