Bernard Berisha do të jetë jashtë fushave të gjelbra për 6 javë pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Dinamo Moskës
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës u lëndua javën e kaluar dhe pas vetëm 20 minutave lojë kishte lëshuar fushën, shkruan Reporteri.net
Tani është konfirmuar se Bernardi do të jetë jashtë fushave për 6 javë.
CONFIRMED: Bernard Berisha out for 6 weeks due to injury.
Get well soon Bernard?? pic.twitter.com/aZKLNQ7qf6
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) November 9, 2019
Kujtojmë që ai pritej të ftohej nga Kosova për dy ndeshjet shumë të rëndësishme ndaj Çekisë dhe Anglisë, por lëndimi bëri që ai të mbetet jashtë listës.
Ndryshe, futbollisti nga Peja është shumë i rëndësishëm për Akhmatin pasi është pjesë e formacionit startues të skuadrës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.