Milani është duke u përballur me hetime nga UEFA për shkelje të rregullit financiar.
UEFA po përgatitet të shpallë sanksione në muajin e ardhshëm për dhjetë klube që kanë shkelur rregullat e FFP (Fair Play Finace) deri në sezonin 2020-21, duke përfshirë Barcelonën, Paris Saint-Germain, Juventusin, Interin, Milanin dhe Romën, raporton The Times.
Kuptohet që analizat fillestare kanë vënë në dukje shqetësimet për edicionin 2021-22 për 20 klube, megjithëse llogaritë përfundimtare për këto klube duhet të depozitohen ende në UEFA dhe pamja e tyre financiare mund të ndryshojë.
Rregullat e UEFA-s lejojnë vetëm 30 milionë euro humbje gjatë tre viteve, por humbjet e lidhura me COVID-19 dhe shpenzimet “të shëndetshme” për gjëra të tilla si futbolli i femrave dhe akademisë dhe zhvlerësimi mund të shlyhen kundër kësaj. Rregullat e Ligës Premier janë më të buta, duke lejuar humbje trevjeçare prej 110 milionë euro.
Andaj, sipas asaj që raporton La Repubblica, Rossonerët do të detyrohen t’i paguajnë shtëpisë së futbolli evropian dy milionë euro.
Ky sezon do të jetë i fundit sipas rregullave ekzistuese të FFP. Nga viti 2023, UEFA po sjell një sistem të ri, me klube të kufizuara në një përqindje shpenzimi të të ardhurave të tyre në një vit kalendarik për pagat e lojtarëve, transferimet dhe tarifat e agjentëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.