Të dielën mbrëma ka ndodhur një aksident tragjik në Turqi, në të cilin është përfshirë minibusi që i bartte lojtarët e Alanyasporit teksa ktheheshin nga ndeshja kundër Kayserisporit.
Lojtari çek Josef Sural e ka humbur jetën, ndërsa gjashtë futbollistë të tjerë kanë pësuar lëndime kur minibusi është rrotulluar në aksin rrugor Antalya-Alanya, pesë kilometra larg qytetit Dinek.
Futbollistët kishin marrë një minibus privat për t’u kthyer në shtëpi, ndërsa presidenti i klubit, Hasan Cavusoglu, ka shprehur pikëllimin e tij teksa e ka konfirmuar vdekjen e Sural.
Ai ka thënë se aksidenti besohet të ketë ndodhur pasi shoferin e autobusit e ka zënë gjumi duke vozitur, ndërkohë që edhe vozitësi i dytë ka qenë duke fjetur.
“Sipas informatave që i kamë marrë nga shefi jonë i policisë, edhe pse kanë qenë dy shoferë në automjet, që të dy kanë qenë duke fjetur”, është shprehur ai./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.