×
  • Sport
  • Sport

    Mësoni skuadrat të cilat kaluan tutje në Kupën e Kosovës

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 15:38

    Janë mbyllur të gjitha ndeshjet të cilat u zhvilluan sot në kuadër të 1/16 së finalës në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Drita arriti të mposht Drenasin, Dukagjini triumfoi ndaj Lirisë dhe KEK-u mposhti Trepçën.

    Përballjet e sotme u mbyllën me këtë rezultat:

    Drita 1–0 Drenasi

    Flamurtari 0–3 Ferizaj

    Liria 2–4 Dukagjini

    Arbëria 4–0 Vitia

    KEK-u 1–0 Trepça

    Tashmë janë mësuar të gjitha skuadrat të cilat kanë siguruar kalimin tutje në këtë garë.

    Prishtina, Ballkani, Drenica, Gjilani, Llapi, Malisheva, Fushë Kosova, 2 Korriku, Ramiz Sadiku, Ulpiana, Onix, Dukagjini, Drita, Ferizaj, Arbëria dhe KEK-u do të luajnë në raundin tjetër të Kupës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!