Argjentina është fituese e trofeut të çmueshëm të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit triumfuan në finalen e sotme kundër Francës.
Argjentina doli fituese vetëm pas ekzekutimit të penalltive (4:2), pas 120 minuta u mbyllën me rezultatin e barabartë, 3:3.
Messi, që u shpall më i miri i turneut, edhe në këtë ndeshje shkëlqeu duke shënuar dy gola.
35-vjeçari ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas kësaj ndeshje.
Postimi i plotë i Messit:
KAMPIONËT E BOTËS!!!!!!!
Aq sa herë e kam ëndërruar, aq shumë e kam dashur që ende nuk bie, nuk mund ta besoj……
Faleminderit shumë për familjen time, për të gjithë ata që më mbështesin dhe gjithashtu për të gjithë ata që besuan në ne. Ne dëshmojmë edhe një herë se argjentinasit kur luftojmë së bashku dhe të bashkuar jemi në gjendje të arrijmë atë që synojmë. Merita është e këtij grupi, që është mbi individët, është forca e të gjithëve që luftojnë për të njëjtën ëndërr që ishte edhe e të gjithë argjentinasve… E bëmë!!!
PËRPARA ARGJENTINË!!!!!
Shihemi shume shpejt…
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.