×
  • Sport
  • Sport

    Messi dhe Ronaldo janë takuar 35 herë në karrierë, statistikat flasin në të mirë të ‘Pleshtit’

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 13:15

    Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të përballën sërish kundër njëri-tjetrit


    Barcelona dhe Juventusi do të përballen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe kështu përsëri do t’i shohim dy nga më të mirët e historisë së futbollit kundër njëri-tjetrit, shkruan Reporteri.net

    Lionel Messi ka statistika më të mira se sa Cristiano Ronaldo në ndeshjet mes tyre.

    Sipas faqes për histori dhe statistika, ‘OptaJose’, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë përballur në 35 ndeshje në të gjitha garat, me klub dhe kombëtare.

    Argjentinasi ka dal triumfues më shumë, 16 herë, kurse Ronaldo 10 herë, 9 herë janë ndarë baras.

    ‘Pleshti’ ka shënuar më shumë gola,gjithsej 22, derisa Ronaldo ka realizuar 19 gola.

    Ndryshe, edhe sa i përket Topave të Artë kryeson Messi që ka 6, derisa Ronaldo ka fituar vetëm 5. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!