Ka kaluar më shumë se një vit që kur Lionel Messi bëri lëvizjen e bujshme nga Barcelona te Paris Sain-Germaini.
Megjithatë, argjentinasi ka parë mjaftueshëm gjatë kësaj periudhe në kryeqytetin francez për të thënë se bashkëlojtari i tij, Kylian Mbappe, do t’i bashkohet grupit të pakapshëm të lojtarëve më të mirë në botë.
Duke folur për “TUDN Mexico”, Messi e vlerësoi francezin si një “bishë” dhe një lojtar “ndryshe”.
Ai gjithashtu lavdëroi ritmin e tij dhe forcën e tij për të mposhtur mbrojtësit në situata një-kundër-një.
“Kylian është një lojtar ndryshe, një bishë që është shumë i fortë në një-kundër-një, që shkon në hapësirë, që është shumë i shpejtë, që shënon shumë gola. Ai është një lojtar i kompletuar dhe e ka dëshmuar këtë për vite me radhë. Dhe, në vitet në vijim, ai me siguri do të jetë ndër më të mirët”, tha 35-vjeçari.
Nën drejtimin e trajnerit të ri Christophe Galtier, PSG ka bërë një fillim të shkëlqyer në sezonin 2022/23 në Ligue 1.
Kampionët në fuqi kanë grumbulluar 22 pikë pas tetë xhirove – me bilanc prej shtatë e fitoreve dhe një barazimi.
Për sa i përket kontributit, Messi deri më tani ka shënuar pesë gola dhe tetë asistime, ndërsa Mbappe aktualisht kryeson listën e golashënuesve me dhjetë gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.