Lionel Messi këtë vit fitoi çmimin ‘The Best’ nga FIFA duke e mposhtur në garë Virgil van Dijkun dhe Cristiano Ronaldon
Kapiteni i Përfaqësueses së Nigaraguas, Juan Barrera ka thënë se vota e tij është manipuluar nga FIFA, shkruan Reporteri.net
Barrera ka treguar se nuk ka votuar për Messin këtë vit, derisa po del që FIFA ka manipuluar me votën e tij.
“Nuk votova për Messin”, ka thënë Barrera i hutuar kur pa se emri i tij ishte në listën e kapitenëve që kishin votuar për sulmuesin e Barcelonës.
Ai shpjegoi se vitin e kaluar i kishte ardhur një email nga FIFA, ku i dërgonin një link ku ai do të votonte, ndërsa këtë vit tregoi se nuk i ka ardhur asnjë njoftim dhe nuk ka votuar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.