Lionel Messi është futur bindshëm në garë për trofeun “Pichichi”, për golashënuesin më të mirë në La Liga, falë dy golave që i shënoi në fitoren e Barcelonës kundër Athletic Club.
Messi e ka fituar çmimin për golashënuesin më të mirë në La Liga plot shtatë herë dhe ai do të kërkojë ta fitojë të tetin në atë që mund të jetë sezoni i tij i fundit në Barcelonë, transmeton Express.
Dygolëshi kundër Athletic e çon në nëntë numrin e golave të tij deri tani këtë sezon, aq sa kanë edhe treshja Iago Aspas, Luis Suarez dhe Gerard Moreno.
E pabesueshme por Messi e shënoi vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e para këtë sezon, por u zgjua nga gjumi më kohë.
Ai i ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit dhe ndeshja e vetme në të cilën ai dështoi të shënojë ishte kundër Huescas, falë një paraqitjeje të mrekullueshme nga portieri Alvaro Fernandez.
Për më tepër, Messi u duk shumë i lumtur dhe se po e shijonte lojën për herë të parë këtë sezon mbrëmë kundër Athletic.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.