×
  • Sport
  • Sport

    Messi i përgjigjet Ronaldos, i cili e ftoi atë që të vjen në kampionatin italian

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 12:57

    Lionel Messi nuk e ka ndërmend që të largohet nga Barcelona


    Ylli argjentinas është i kënaqur te Barcelona dhe synon që ta mbyllë edhe karrierën këtu, shkruan Reporteri.net

    CR7 vitin e kaluar u transferua nga Reali te Juventusi, ndërsa në njërën nga intervistat e tij e kishte ftuar Messin që të vinte në Serie A.

    Por, ‘Pleshti’ ka thënë se nuk e ka në plan largimin nga Barça dhe se është i lumtur në klubin më të mirë në botë sipas tij.

    “Secili prej nesh kërkon përvoja që mendon se do të jenë më të mirat për të. Unë kurrë s’kam pasur nevojë të largohem nga klubi më i mirë në botë, që është Barcelona. Unë këtu e shijoj çdo stërvitje, çdo ndeshje dhe jetën në qytet,” ka thënë Messi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!