×
  • Sport
  • Sport

    Messi i zhgënjyer me shefin e PSG-së

    Reporteri
    14 Shtator 2022 | 12:31

    Sipas gazetës spanjolle El Nacional, Lionel Messi nuk ishte i lumtur që shefi i PSG-së Nasser Al-Khelaifi refuzoi të nënshkruante yllin e Barcelonës, Jordi Alba këtë verë.

    Katalanasit me sa duket po kërkonin ta largonin atë nga ekipi ,pasi që në preferencat e trajnerit Xavi tani duket se është 19-vjeçari, Alejandro Balde.

    Alba ka bërë tre paraqitje në La Liga deri më tani, duke startuar vetëm një herë, transmeton IndeksOnlione.

    Lionel Messi ishte në dijeni të përpjekjeve të Barcelonës për të shkarkuar lojtarin dhe donte që parisienët të kërkonin spanjollin.

    Sidoqoftë, El Nacional raportoi më tej se Al-Khelaifi mendon se nivelet e performancës së Alba gjatë viteve të fundit nuk kanë qenë mbresëlënëse.

    Ekipi i Parisit në atë pozicion ku luan Alba ka lojtarin Juan Bernatin ndërsa Achraf Hakimi dhe Presnel Kimpembe janë gjithashtu të aftë të operojnë nga pozita e krahut të majtë.

    Alba ka edhe dy vite të tjera në kontratën e tij me Barcelonën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!