×
  • Sport
  • Sport

    Messi ka frikë nga Ronaldo, Juventusin e sheh si kërcënimin më të madh në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    13 Shtator 2019 | 21:49

    Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi beson që Juventusi është kërcënim i madh në luftën për trofeun e Ligës e Kampionëve.


    Sezonin e kaluar Barcelona u mposht në gjysmëfinale nga Liverpooli, ndërsa Juventusi humbi në çerekfinale nga Ajax. Mirëpo, këtë sezon të dy skuadrat kanë transferuar lojtarë të nivelit të lartë.

    Për këtë gjë ka folur edhe argjentinasi duke e pranuar se klubet evropiane janë më të rrezikshme këtë sezon.

    “Mendoj se të gjitha klubet janë forcuar dhe kanë transferuar lojtarët që iu nevojiten. Mendoi që Atletico Madrid është skuadër e mirë dhe ka transferuar lojtarë të mirë. Dukeshin si skuadra që është dobësuar më së shumti, por u rikthyen duke formuar formacion të ri me shumë alternativa. Reali gjithashtu transferoi disa lojtarë, pavarësisht çfarë thanë, ata qëndruan se bashku dhe blenë lojtarë të rëndësishëm si Hazard. Juventus ka blerë lojtarë të mirë edhe City gjithashtu. Mendoj se të gjithë klubet janë forcuar këtë sezon”, deklaroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!