Aty ku luan më i miri në botë, Lionel Messi, synon të luajë edhe Zhegrova. Ai ka thënë se ëndërron që një ditë ta veshë fanellën e Barcelonës.
“Prej fëmijërisë kam ëndërruar që një ditë me arrit me luajt për Barcelonën dhe ai është synimi im”.
Ai ka deklaruar se pas diçka konkrete me Barcelonën.
“Ka pas interesim. Kam mundur të shkoj për grup-moshat më të reja. Por, nuk ka qenë zgjidhja e duhur. Ndoshta më mirë është me lujt në një ekip jo me shumë emër dhe me lujt në ekipin e parë dhe me tregu vetën. Tani…”, deklaroi ditë më parë Zhegrova në Klan Kosova.
Ai thotë se është koha që të shfaqet Edoni i vërtetë.
“Plani im është që sezonin e ardhshëm të luaj më shumë për Baselin, me dhanë gola, asiste dhe me tregu Edonin e vërtetë sepse hala nuk e kanë pa Edonin e vërtetë dhe më pas me shpërthye”, shtoi 20-vjeçari.
Zhegrova ishte pjesë e Kosovës në dy ndeshjet e qershorit, ku Dardanët morën 4 pikë në kualifikimet për “Euro 2020”.
Ai e nisi nga stoli takimin me Malin e Zi, duke u inkuadruar në lojë pas lëndimit të Arbër Zenelit, derisa startoi në fitoren 3-2 ndaj Bullgarisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.