×
  • Sport
  • Sport

    Messi magjik, shënon hat-trik dhe rikthen Barçën në vendin e parë në La Liga

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 22:55

    Barcelona e ka deklasuar Celta Vigon me rezultat 4-1 në një ndeshje ku ka shkëlqyer Leo Messi


    Ylli argjentinas shënoi hat-trik ku dy nga golat e tij ishin nga gjuajtjet e lira, ndërsa golin tjetër për Barçën e realizoi Sergio Busquets, shkruan Reporteri.net

    Për Celtan golin e vetëm e shënoi Lucas Olaza.

    Paraqitja e Messit në këtë takim ishte e jashtëzakonshme dhe nuk është kot përsëri favoriti kryesor për ta fituar ‘Topin e Artë’ këtë vit.

    Me këtë fitore Barça tani rikthehet në vendin e parë me 25 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në pozitën e dytë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!