Lionel Messi është rikthyer te Barcelona pas ndeshjeve që kishte zhvilluar në Kupën e Amerikës, por edhe pas pushimeve më se të merituara.
Pesë herë fituesit i “Topit të Artë” ka marrë fjalën në Camp Nou, para tifozëve të skuadrës katalunase, duke thënë se ata do të luftojnë për të gjithë trofetë në sezonin e ri.
“Është e vështirë të them diçka sot. I përsëris gjërat që kam thënë sezonin e kaluar” ka thënë fillimisht Messi.
“I besoj kësaj skuadre, këtyre lojtarëve, stafit të trajnerëve. Së bashku, ne do të luftojmë për gjithçka. Sezoni i kaluar përfundoi pakëz i hidhur sepse e ‘falëm’. Ne duhet t’i japim vlerë ligës, kemi arritur atë 8 herë nga 11 sezonet e fundit”.
#Messi, the captain speaks ?? pic.twitter.com/bl8vYbfEpj
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 4, 2019
“Është diçka shumë e rëndësishme. Ndoshta nuk i japim shumë rëndësi, por duhet të jetë ndryshe. Ne po shohim përpara për tu përmirësuar. Shpresoj se do të kemi përkrahjen”, ka shtuar më tej 32-vjeçari.
Messi këto fjalë i tha para miqësores që Barcelona zhvilloi ndaj Arsenalit që e fitoi me shifrat 2-1 dhe fitoi trofeun e “Joan Gamper”.