×
  • Sport
  • Sport

    Messi ndëshkohet me karton të kuq për herë të parë

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 22:01

    Argjentina është duke e mposhtur Kilin me rezultat 2-0 në përballjen për vendin e tretë në Kupën e Amerikës.


    Por, në fund të pjesës së parë, të dy skuadrat kanë mbetur me një lojtar më pak në fushë, pasi gjyqtari i ndeshjes, De Vivar, ka shpërndarë dy kartonë të kuq.

    Sergio Aguero e hapi llogarinë e golave për ‘Les Albiceletes’ në minutën e 12-të, mirëpo e gjithë vëmendja shkoi te asistimi i Lionel Messit.

    Në një faull që u shkaktua në mesin e fushës në favor të argjentinaseve, ylli i Barcelonës e shfrytëzoi për mrekulli, duke bërë një asistim ‘tinëzar’ për anëtarin e Manchester City.

    Goli i dytë u shënua nga Paulo Dybala në minutën e 22-të, pasi një asistimi të mori nga Givoani lo Celso.

    Gary Medel është ndëshkuar fillimisht me kartonë të kuq në minutën e 37-të, e që të njëjtin fat kishte dhe Lionel Messi (37’), pas përplasjes që ndodhi mes tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!