Lionel Messi ka përsëritur synimin e tij për t’u kthyer në Barcelonë në të ardhmen pas ndarjes me Blaugranët verën e fundit, kur ai iu bashkua me Paris Saint-Germain në një transferim të lirë pas skadimit të kontratës së tij me klubin nga Camp Nou.
Sulmuesi argjentinas mirëpriti gazetën spanjolle Marca në shtëpinë e tij të re në Paris për një intervistë në të cilën ai diskutoi përshtatjen e tij me jetën në kryeqytetin francez, shanset e PSG-së për të fituar Ligën e Kampionëve, si dhe vazhdimësinë në ish-klubin e tij dhe të qenit bashkëlojtar me Sergio Ramos.
Messi faktikisht foli për çdo gjë që e ka rrethuar dhe e rrethon, teksa në theks të vecantë ishte pjesa për ish-klubin e tij, Barcelonën, dhe një rikthim i mundshëm i përfolur.
“Gjithmonë kam thënë se në një moment do të kthehem në Barcelonë sepse është shtëpia ime dhe sepse do të jetoj atje”.
“Dhe padyshim nëse mund të kontribuoj dhe ndihmoj klubin, do të doja të kthehesha”, ka thënë Messi për Marca.
Megjithatë, fjalët e tij mbeten për t’u faktuar në të ardhmen e afërt, pasi ylli argjentinas ka edhe dy vite tjera kontratë me klubin nga Parc des Princes. /Telegrafi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.