×
  • Sport
  • Sport

    Messi rikthehet në PSG, pas suksesit në Kupën e Botës

    Reporteri
    04 Janar 2023 | 10:48

    Lionel Messi është rikthyer në PSG, pasi ka përfunduar festimet për trofeun e Kupës së Botës me Argjentinën.

    Lajmi u konfirmua nga klubi francez në “Twitter”, ku përmes një videoje, Messi shihet që është rikthyer në kryeqytetin francez për të raportuar për detyrat e tij në klub, pasi iu dha leja pas përfundimit të fushatës së tij në Kupën e Botës në dhjetor, ku Argjentina fitoi turneun, duke e mposhtur Francën.

    Kthimi i Messit në Paris është i rëndësishëm, jo vetëm për faktin se PSG-ja tashmë është rikthyer në aksion dhe është dukur jo në formë aq të mirë në ndeshjet pas Kupës së Botës, por për shkak se ai do të mbajë bisedime për të ardhmen e tij në “Parc des Princes”.

    Argjentinasi ka kontratë të vlefshme me parisienët deri në qershor të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!