×
  • Sport
  • Sport

    Messi tregon se çka ndodh nëse humb një ndeshje në Spanjë e çka në Argjentinë

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 15:36

    Lionel Messi e ka krahasuar futbollin në Spanjë, vendin ku ka gjithë karrierën që luan dhe atë në vendlindjen e tij, Argjentinë, ku thotë se gjërat janë më kaotike.


    I lindur në Rosario, ku edhe i nisi hapat e parë në futboll, Messi thotë se futbolli në Argjentinë është shumë më i çmendur, ku humbja nuk kapërdihet lehtë.

    “Nëse humb në Spanjë, asgjë nuk ndodh. Nëse humb në Argjentinë nuk mund ta lesh shtëpinë dhe është vërtet çmenduri”, shpjegoi Messi.

    Shembulli më i mirë për këtë, sipas yllit të Barcelonës, është ajo që shihet me ekipet kombëtare të vendeve të Amerikës Jugore.

    “Edhe çmenduria ditore e gjen rrugën brenda futbollit”, shtoi ai.

    “Këtë mund ta shohim me ekipet kombëtare në Amerikën Jugore. Tifozët nuk të lënë të flesh. Hedhin gjithçka mbi ju në hotel”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!