×
  • Sport
  • Sport

    MESSI tregon se është më i miri, ia siguron fitoren Barçës dhe vendin e parë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 23:01

    Barcelona ka fituar si mysafir i Atletico Madridit me rezultat minimal 1-0.


    Golin e fitores për katalanasit e ka shënuar superylli Lionel Messi në minutën e 86-të të ndeshjes, shkruan Reporteri.net.

    Argjentinasi mori topin në mesfushë dhe u nis me shpejtësi në drejtim të portës së Oblak dhe pas disa kombinimeve të bukura, gjuajti bukur me të majtës për ta dërguar topin në rrjetë.

    Pas kësaj fitore, Barca ka rrëmbyer kreun në La Liga, me 31 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Real Madridi në pozitën e dytë.


     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!