×
  • Sport
  • Sport

    Messi trullon 8 lojëtarë të Uruguajit, i driblon edhe i shtrirë në fushë

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 22:23

    Pavarësisht debatit nëse ai është më i miri në botë apo jo, edhe tifozët e Cristiano Ronaldos duhet ta pranojnë se driblimi që Lionel Messi ua bëri lojtarëve të Uruguajit, e bën atë të duket sikur është nga një planet tjetër.


    Kjo ndodhi sonte ku u ndeshën kombëtaret e Argjentinës dhe Uruguajit.

    Më shumë se gjithëçka tjetër flet video ku Messi shihet i markuar pothuajse nga e gjithë njëmbëdhjetëshja kundërshtare.

    Në një moment, ata arritën ta rrëzonin Messin në tokë, por, në mënyrë tepër të jashtëzakonshme, nuk ishte aq e mjaftueshme për ta ndaluar yllin e Barcelonës që ta ruaj zotërimin e topit. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!