×
  • Sport
  • Sport

    Messi u përcjell me vërshëllima nga tifozët e PSG në ndeshjen e tij të fundit

    Reporteri
    04 Qershor 2023 | 11:19

    Nuk ka paqe me tifozët, as në ndeshjen e fundit të Lionel Messit me fanellën e PSG-së.

    Edhe pse klubi francez doli me një njoftim zyrtar, që “Pleshti” do të largohet nga kampionët e Ligës 1, kjo nuk i pengoi tifozët që ta vërshëllenin, duke i vënë “vulën” kështu krisjes me yllin argjentinas.

    Në momentin që emri i Mesit u shfaq në monitorin e stadiumit, lumë vërshëllimash dhe kontestimesh pushtuan stadiumin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!