×
  • Sport
  • Sport

    Messi unik, shënon supergol në debutim me Inter Miamin

    Reporteri
    22 Korrik 2023 | 8:12

    Lionel Messi ka treguar edhe një herë tjetër që është unik në zanatin e tij.

    Messi shënoi një supergol për Inter Miamin, duke ia siguruar fitoren në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Cruz Azul.

    Ai nga goditja e dënimit, me gjuajtje fantastike e mposhti portierin e Azulit, kështu duke e prezantuar vetën në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Golin e parë në ndeshje e shënoi Taylor në minutën e 44’, teksa rezultati u barazua nga Antuna në minutën e 65’.

    Por, ishte argjentinasi që u fut në pjesën e dytë, që e gjeti golin e fitores për Inter Miamin.

    Ndërkohë ai, u bë lojtari i parë që debuton me gol nga goditja e dënimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!