Lionel Messi thotë se Inter Miami do të jetë klubi ku ai do të mbyllë karrierën e tij legjendare.
Messi me Inter Miamin ka kontratë deri në fund të sezonit 2025.
“Po, që nga sot, mendoj se do të jetë klubi im i fundit”, ka thënë Messi të mërkurën në intervistë për “ESPN”.
Messi tha se nuk e di se kur do të jetë fundi i karrierës.
“As unë nuk jam gati të largohem nga futbolli”, ka shtuar Messi.
Ai ka folur edhe për kalimin në Inter Miami.
Pasi luajti për Barçën nga viti 2004 deri në vitin 2021, Messi iu bashkua Paris Saint-Germainit, skuadër për të cilën luajti nga viti 2021 deri në vitin 2023.
Vitin e kaluar kaloi te Inter Miamni.
“Ishte një hap i vështirë për të lënë Evropën. Fakti i të qenit kampion bote më ndihmoi shumë për t’i parë gjërat gjithashtu ndryshe”, është shprehur Messi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.