×
  • Sport
  • Sport

    Messit dje iu zhduk Instagrami për 40 minuta, fansat akuzojnë këta dy persona

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 10:57

    Ditën e djeshme sulmuesi i Barcelonës është zhdukur nga rrjetet sociale për 40 minuta. Të shumtë ata që kanë vënë re se profili në Instagram i Pleshtit është zhdukur krejtësisht për më shumë se gjysëm ore.


    152 milionë ndjekësit e argjentinasit janë frikësuar se futbollisti i Barcelonës i kishte dhënë fund qendrimit të tij në social netëork, por në realitet është e vështirë që kjo të ndodhë, për shkak të sponsorve të shumtë që marrin vëmendje nga profili i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

    Misteri është ende për të qartësuar, madje vetë Instagram sështë vënë në lëvizje për të kuptuar cfarë ndodhi. Gati e sigurtë, Messi do të ketë rënë viktimë e ndonjë hacker edhe nga reagimet e para të ndjekësve fajtorët e parë janë gjetur: Mateo i biri ose… Cristiano Ronaldo.

    Natyrisht është shaka, por mes shumë komenteve që u shfaqën në rrjetet sociale, si shkriajnë disa nga faqet online, fansat kanë akuzuar pikërisht djalin e dytë të argjentinasit e kampionin portugez të Juventus.

    “Sipas meje ka qenë Cristiano”, kanë shkruar disa tifozë të Messi. “Do të jetë Mateo që ka luajtur”, ka orientuar disa të tjerë. Një gjë është e qartë: Instagram ka hapur një hetim për të kuptuar cfarë ndodhi në ato 40 minuta në të cilat në vend të shiheshin postimet e Messi, lexohej vetëm ‘përdoruesi nuk gjendet’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!