×
  • Sport
  • Sport

    Messit do t’i ofrohet kontrata e re nga PSG-ja pas përfundimit të Kupës së Botës, zbulohen disa nga detajet

    Reporteri
    01 Dhjetor 2022 | 20:05

    Lionel Messit thuhet se do t’i ofrohet një kontratë e re nga Paris Saint-Germaini pas përfundimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

    Sipas “Goal”, klubi francez e ka njoftuar 35-vjeçarin se ai do të ketë në tavolinë ofertën e re, në të cilën përfshihet kontrata e re 2-vjeçare.

    Messi nuk pritet të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij deri pas përfundimit të Kupës së Botës, pasi është i fokusuar vetëm te arritja e suksesit me Argjentinën.

    Te PSG-ja thuhet se janë optimistë për shanset e tyre për të rinovuar me shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”.

    Messi ka gjithsej 12 gola dhe 14 asistime nga 19 ndeshjet me parisienët këtë sezon.

    Kontrata e ish-sulmuesit të Barcelonës me PSG-në skadon më 30 qershor 2023.

    Në marrëveshjen aktuale mes palëve ekziston opsioni që Messi të vazhdojë qëndrimin në “Parc des Princes” për së paku edhe një tjetër sezon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!