Mesut Ozil ka arritur marrëveshje trivjeçare me Fenerbahçen, sipas mediave turke, e cila mund t’i japë fund karrierës së tij në Arsenal hiç më larg se në këtë afat kalimtar.
Trajneri Mikel Arteta e ka lënë Ozilin jashtë skuadrës së Arsenalit për të gjitha garat në pjesën e parë të sezonit 2020/21, gjë që e ka bërë shumë të mundshëm largimin e tij nga Emirates, transmeton Express.
Transmetuesi turk NTVSpo raportoi mëngjesin e sotëm se ish-përfaqësuesi i Gjermanisë ka rënë në ujdi me klubin nga Superliga e Turqisë, vetëm 24 orë pasi u raportua se klubi i MLS-së DC United i kishte bërë ofertë Ozilit.
Ozil pritet t’i bashkohet Fenerit menjëherë në një marrëveshje deri në verën e vitit 2024.
Ozil iu bashkua Arsenalit më 2013 dhe ishte njëri prej lojtarëve me më ndikim gjatë një periudhe kur klubi i fitoi tre trofe në FA Cup.
Por ai është përzënë nga ekipi që prej sezonit të kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.