Miami Heat ka triumfuar ndaj LA Lakersit me rezultatin 115:104 të dielën mbrëma, duke zvogëluar disavantazhin në 2:1 në serinë finale të NBA-së.
Jimmy Butler ka realizuar dyshifror të trefishtë prej 40 pikëve, 13 asistimeve e 11 kërcimeve për Miamin.
“Ata mund të mposhten përderisa bëjmë atë që duhet bërë. Ne jemi këtu për të garuar. Nuk do të dorëzohemi, do të luftojmë”, ka thënë Butler.
Ndeshja e katërt e serisë finale do të luhet të martën mbrëma me kohë lokale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.