Mediat italiane kanë raportuar sot se trajneri i ekipit italian Bologna, Sinisa Mihajloviç po vuan nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vet trajneri nëpërmjet një konference për shtyp të mbajtur sot, shkruan Reporteri.net
Mihajloviç ka thënë se po vuan nga leukemia akute dhe ka konfirmuar se do t’i nënshtrohet disa terapive të ashpra.
Trajneri serb ka komunikuar të vërtetën duke mos lënë vend për spekulime të mundshme të mediave.
“Për fat të keq ose për fat të mirë, bëmë disa teste që treguan anomali. Unë jam diagnostifikuar me leukemi, mjekët do ta thonë pjesën tjetër në lidhje me sëmundjen time”, ka thënë trajneri serb.
“Kur e kuptova për sëmundjen, isha i tronditur. Kam kaluar natën duke qarë, jeta ime po kalonte para syve të mi. Nuk ishin lotët e frikës. Unë e respektoj sëmundjen dhe me këtë ngre kokën lart, shikoj si gjithmonë përpara. Unë do ta fitojë këtë sfidë dhe do ta mposhti këtë sëmundje. Do ta bëjë për veten time, për gruan time, për familjen time, për secilin që më do mua”, ka thënë Mihajloviç për mediat italiane.
Mihajloviç planifikon të vazhdojë ta stërvis klubin edhe gjatë kohës kur ai i kryen terapitë.
Ai ka falënderuar klubin e Bolognas dhe të gjithë atë që e kanë mbështetur në momentet e vështira./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.