×
  • Sport
  • Sport

    Mike Tyson ka refuzuar 15 milionë euro për një duel me veteranin e MMA

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 14:21

    Ish-boksieri Mike Tyson ka refuzuar një shumë prej 15 milionë eurosh për të dueluar ndaj veteranit të MMA-së Wanderlei Silva, në një sfidë boksi që do të ishte i vlefshëm për eventin e “Bare Knuckle”.


    53-vjeçari Tyson do të rikthehet në ring së shpejti për të zhvilluar disa duele “show”, por nuk ka vendosur se ndaj kujt do të duelojë.

    Mësohet se ish-boksierit i është ofruar një mundësi e artë dhe një shumë e mirë për të dueluar ndaj Silva, por nuk ka pranuar.

    “Më ofruam 10 milionë dollarë dhe përqindjen nga shitjet PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Unë pranova menjëherë, por jo Mike Tyson. Unë shpresoj që ata të arrijnë ta bindin”, tha Silva, 44 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!