×
  • Sport
  • Sport

    Mike Tyson kapet me një tifoz, gjatë meçit Fury-Wilder

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 10:00

    Mike Tyson ishte i përfshirë në një përplasje me një tifoz, i cili kishte tentuar ta bënte një fotografi me legjendën e boksit gjatë meçit mes Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt.


    Ish-ylli i kategorisë së rëndë në boks 53-vjeçar ishte i pranishëm në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, për ta ndjekur nga afër meçin mes dyshes së boksit për titullin e ËBC, transmeton Express.

    Tyson, i cili e kishte mbështetur Furyn për ta fituar meçin, u nderua bashkë me dy legjendat e tjera të boksit, Evander Holyfield dhe Lennox Lewis.

    Megjithatë, tani kanë dalë pamjet nga një moment kur “Mike-u i hekurt” duket e humbi durimin me një tifoz, i cili po tentonte ta bënte një fotografi me legjendën e boksit.

    https://www.youtube.com/watch?v=RyyL84N7Q9c

    Njeriu, i cili e filmoi incidentin, dëgjohet duke thënë: “E shtyri dikë për ta larguar nga rruga e tij. Mike Tyson sapo e shtyri dikë. Oh, m*t. Oh, uau”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!