Muhammad Ali është njëri nga boksierët më të mirë në histori
Mike Tyson e ka pranuar se nuk do të mund ta mposhte Alin nëse do të takohej me të ndonjëherë në ring, shkruan Reporteri.net
Kjo dyshe, asnjëherë nuk ka mundur të përballet ndërmjet vete pasi kanë boksuar në kohëra të ndryshme.
Edhe Mike Tyson vlerësohet lartë në boks dhe njihet si njëri nga më të mirët.
Por, i pyetur se a do të mund ai ta mposhte Alin, Tyson pati dhënë këtë përgjigje më 2012.
“Nuk ka njeri si ai. Gjithçka që kemi ne, ai i tejkalon,” ka thënë Tyson.
“Askush nuk e mposht Alin, nuk ka të bëjë me muskujt, nuk ka të bëjë me koncentrimin, ka të bëjë me të. Nuk mund ta mposht atë njeri,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.