Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Milan dhe Bologna me rezultat përfundimtar 0-0, përcjell Reporteri.net.
Rossonerëve mundet të iu kushtojë shumë një humbje e tillë, kjo pasiqë Napoli e ndjek Milan në vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se Milan.
Ndërkaq, edhe skuadra e Interit është pjesë e një gare për titullin kampion në Serie A, ku ka 4 pikë më pak se Milan e 3 më pak se Napoli, por që ka një ndeshje më pak se të dy skuadrat lart saj.
Kuqezinjtë patën shumë mundësi të mira për të realizuar gol, por pa rezultat në konkretizimin e rasteve.
Ndërkaq më 10 prill Milan do të udhëtojë jashtë Milano, ku e pret Torino.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.